Ish-oficeri i Policisë, Ervin Dalipaj, i cili është shpallur në kërkim me dyshimin si bashkautor i vrasjes së Gazmend Çollakut ka qenë njeriu kryesor që coi në pranga babain e ministrit Saimir Tahiri në vitin 2013, nën akuzën e kontrabandës së medikamenteve.
Babai i ministrit, Bashkim Tahiri, së bashku me dy persona të tjerë, u arrestua më 25 mars të vitit 2013 për kontrabandë ilaçesh. Sëbashku me të u arrestuan edhe Dritan Gjiza dhe Nadire Taga.
Në atë periudhë Ervin Dalipaj ishte shef i Sektorit Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë dhe drejtonte hetimet ndaj babait të Saimir Tahirit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/