DROGE NE AUTOBUSIN E FRESSH/ Arrestohet shoferi, të rinjt merren në pyetje

DROGE NE AUTOBUSIN E FRESSH/ Arrestohet shoferi, të rinjt merren në pyetje

68
0
Shares

Artur Micko, Drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit

Gjendet drogë në autobusin e të rinjve socialistë të cilët ishin duke udhëtuar drejtë Turqisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme droga është kapur nga Policia Kufitare e Turqisë në një autobus shqiptar, që transportonte 40 anëtarë të Forumit Rinor Socialist Shqiptar.

Autobusi ishte nisur nga Tirana në drejtim të Stambollit, duke kaluar më parë mes për mes Greqisë. Droga është zbuluar në pikën doganore të Ipsala-s, që ndodhet në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë.

Në këtë udhëtim që sipas tyre ishte turistik studentët e FRESSH shoqëroheshin në këtë udhëtim, nga nënkryetari i Forumit, Artur Micko, i cili është njëkohësisht edhe drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

Policia Kufitare turke ka arrestuar menjëherë shoferin e autobusit, ndërsa janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje 40 studentët dhe Micko. Të gjithë personat që ishin si pasagjerë janë shoqëruar në Drejtorinë Doganore të Antikontrabandës dhe Narkotikëve. Ndërsa shoferi është arrestuar në kushtet e flagrancës, duke u transportuar menjëherë në qelitë e paraburgimit.

Autoritetet turke kanë vënë në dijeni edhe Konsullatën Shqiptare atje, zyrtarë të së cilës u treguan të rezervuar në lidhje me atë që kishte ndodhur në kufi. Nga ana tjetër, policia turke ende nuk ka vendosur nëse do të arrestohet ndonjë person tjetër, përveç shoferit të autobusit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY