Sasia e drogës në autobusin e FRESSH ishte fshehur dhe paketura në mënyrë shumë joprofesionale. Ajo u gjet pa shumë mundim nga policia turke.
Në momentin kur autobusi po kalonte skanerin, aparaturat lajmëruan praninë e drogës në autobus.
Policia Kufitare ka bërë ndalimin e mjetit duke zbritur të gjithë personat që ndodheshin aty.
Ndërsa janë lajmëruar edhe oficerë të Drejtorisë Doganore të Antikontrabandës dhe Narkotikëve.
Aty për aty është arrestuar drejtuesi i automjetit si dhe janë ndaluar për verifikime të mëtejshme fatorino dhe një pasagjer.
Konsulllata shqiptare në Stamboll është lajmëruar menjëherë dhe autoritetet zyrtare shqiptare janë lajmëruar lidhur me incidentin.
Pasagjerët e tjerë përfshirë të gjithë anëtarët e Fressh janë pyetur në lidhje me drogën. Ata kanë mohuar cdo lidhje me të dhe më pas janë të lirë për të vijuar rrugën për në Stamboll me tjetër mjet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/