Byroja Kombëtare e Hetimit, të gjitha partitë dakord?

Byroja Kombëtare e Hetimit, të gjitha partitë dakord?

59
0
Shares

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka kërkuar që të kalohet shumë shpejt tek implementimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në një prononcim për tch, Ambasada amerikane thekson edhe njëherë nevojën e këtij institucioni dhe arritjen e konsensusit për të nga të gjitha partitë.

“Byroja Kombëtare e Hetimit dhe reforma e gjyqësorit janë të dyja përparësi të nevojshme. Kemi ofruar asistencë teknike për draftin dhe qëndrojmë të gatshëm për ta ndihmuar Shqipërinë për të krijuar dhe trajnuar Byronë Kombëtare të Hetimit, bazuar në FBI-në amerikane, e cila do të përforconte kapacitetet e Shqipërisë për të hetuar korrupsionin. Jemi të kënaqur që të gjitha partitë kryesore janë shprehur në mbështetje të krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Tani është koha që kjo mbështetje të kthehet në veprime konkrete që do ta bëjnë Byronë Kombëtare të Hetimit një realitet”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e Ambasadës së SHBA e vlerëson krijimin e këtij institucioni si mjet kryesor në luftën kundër korrupsionit. Ajo që deklarata nuk përmend është në fakt insinuata e Berishës për një përplasje mes PS dhe LSI për këtë çështje. Të enjten Spartak Braho i LSI tha për Top Channel se partia e tij ishte pro krijimit, por jo për ndryshim kushtetues, por me një ligj të thjeshtë.

“BKH nuk ka nevojë për ndryshimet kushtetuese. Mund të bëhet një ligj i posaçëm, mbi të cilin ajo duhet të funksionojë, si strukturë pranë Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme”, tha Braho.

Burime konfidenciale i thanë Top Channel se mes PS dhe LSI kontradikta lidhet sërish me një emër: Adriatik Llallën dhe rolin e prokurorit të përgjithshëm. Ky i fundit në një prononcim nga Kroacia pak ditë më parë dukshëm ishte afër pozicionit të Brahos.

“Në Shqipëri mjafton që Prokuroria për Krime të Rënda t’i atashohet një forcë policore ashtu siç ajo publikisht mund të quhet Byroja Kombëtare e Hetimit dhe besoj se suksesi do të jetë i prekshëm”, tha Lalla.

Tashmë, presioni është mbi qeverinë dhe maxhorancën e majtë. Së pari mbi kryeministrin Rama, i cili ka qenë i pari që e ka propozuar këtë. Më pas sigurisht edhe mbi partnerin e tij politik, Meta, pozicioni i të cilit mesa duket përbën pengesën e fundit në miratimin e këtij institucioni të ri ligjzbatues në luftën kundër korrupsionit.tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY