Disa qindra aktivistë të AK drejtuar nga kryetari i saj Kreshnik Spahiu protestuan paraditën e sotme në Marinzë të Fierit për rritjen e çmimit të naftës.
Në shenjë proteste ata kanë bllokuar për rreth një ore rrugën kryesore që të çon tek puset e naftës.
AK-ja bëri me dije se akciza e naftës është më e larta në Europë, duke sjell në kujtesë se taksa e naftës është më e shtrenjtë se kosto e karburantit.
Folësit thkesuan se çmimi i naftës së Ballshit është më i shtrenjtë se çmimi i naftës në Kuvajt.
Në fjalën e tij, kreu i Aelancës KuqeZi. Kreshnik Spahiu deklaroi se Koço Kokëdhima është më i pasur se sheikët arab të naftës.
“Aleanca KuqeZi mbështet kërkesat e tregtarëve për uljen e akcizës dhe taksave të naftës”,-theksoi Spahiu.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/