Parlamenti polak “shkrin” postet e Ylli Manjanit dhe Adriatik Llallës së tyre

Parlamenti polak “shkrin” postet e Ylli Manjanit dhe Adriatik Llallës së tyre

63
0
Shares

Parlamenti polak ka vendosur”të shkrijë” në një të vetëm, postet e ministrit të drejtësisë dhe prokurorit ët përgjithshëm. Me vetëm votat e mazhorancës së partisë së djathtë “Ligj dhe drejtësi” (PiS) të liderit Jaroslaw Kaczynski, u miratua ligji me anë të të cilit ministri i Drejtësisë bëhet edhe Prokuror i Përgjithshëm i vendit.
Ligji u miratua me 236 vota pro, 209 kundër dhe 7 abstenime. Në bazë të ligjit të ri duke filluar nga 4 marsi 2017 fuqia ekzekutive e Prokurorit të Përgjithshëm do të jetë e bashkuar me atë të ministrit të Drejtësisë.
Opozita polake ka qenë kundër kësaj “shkrirje”. Sipas opozitës, kjo lëvizje është akti i fundit kundër autonomisë së pushtetit gjyqësor nga ana e fuqisë politike.
Por për PiS-in bëhet fjalë për një vendim të nevojshëm për të mbrojtur më mirë vendin nga rreziku i atentateve terroriste, krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Ndërkohë, në Shqipëri prej kohësh ka nisur një diskutim për reformën në drejtësi. Sipas shembullit polak, i bie që në Shqipëri “të shkrihet” posti i Ylli Manjanit dhe Adriatik Llallës… Problemi është se kush nga këta mund ti bënte më mirë të dyja këto detyra…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY