“Me çu ambasador një hajdut e një kontrabandist!”

“Me çu ambasador një hajdut e një kontrabandist!”

73
0
Shares

Ish­deputeti i Partisë Socialiste, që jeton në SHBA prej katër vitesh, Andis Harasani, akuzon Ministrinë e Jashtme se ka propozuar për një ambasador një hajdut dhe kontrabandist.

Në një status në Facebook, Harasani shkruan:

“Mjerë Shqipëria e mjerë diplomacia”. Me çu ambasador një hajdut e një kontrabandist!”.

Ndonëse nuk përmend emra konkretë se për kë bëhet fjalë, janë ndjekësit e Harasanit në rrjetet sociale, ata të cilët informojnë se bëhet fjalë për kandidatin për ambasador në Turqi, Genti Gazheli.

Ky i fundit u akuzua pak ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha për kontrabandë dhe pastrim parash.

Në shtator të 2013­-s, Gent Gazheli u emërua nga kryeministri Edi Rama drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme kundër Pastrimit të Parave.

Ai u largua nga detyra dy javë më parë, ndërsa u kandidua nga Ministria e Jashtme për ambasador në Turqi.

Kandidatura u miratua dje nga komisioni për Politikën e Jashtme dhe iu përcoll Presidentit Nishani për dekretim.

Gazheli më herët nga pozicioni i drejtorit ka akuzuar Harasanin dhe Priftin për pastrim parash.dita

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY