Një tjetër bazë prostitucioni goditet nga polica. Këtë herë, baza e goditur ishte në Vlorë. Policia vendore ka bërë ët ditur se ka prangosur edhe tre persona për shfrytëzim prostitucionit, dy prej të cilave femra.
Sipas të dhënave zyrtare të policisë së Vlorës, mësohet se është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Minorenia” dhe janë arrestuar në flagrancë, Laureta Alili, Klaudio Kovaçi dhe Xhoana Çelaj.
Nga an e tyre, shërbimet e Policisë së Vlorës, kanë bërë dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale në Parkun e Tregtisë, në vendin e quajtur “Bar-Colombo”.
Sipas policisë, Laureta Alili është kapur në flagrancë duke shfrytëzuar për prostitucion shtetasen Xhoana Çelaj, kundrejt një vlere monetare prej 5.000 lekë, (para të cilat jepeshin nga persona të autorizuar për ndërhyrje).
Ndërsa Klaudio Kovaçi, i dënuar më parë për “Vjedhje” akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion pikërisht bashkëjetuesen e tij, shtetasen Xhoana Çelaj, ndaj të cilës rëndon akuza për “Ushtrim prostitucioni” kundrejt përvetësimit të pagesës. Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Ushtrim prostitucioni” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
Të arrestuarit
1. Laureta Alili, 39 vjeç, banuese në Vlorë.
2. Klaudio Kovaçi, 21 vjeç, banues në Vlorë.
3. Xhoana Çelaj, 20 vjeç, banuese në Vlorë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/