Zbulohet manipulimi i raportit më të fundit të “Transparency INternational” (TI), në pjesën për Shqipërinë.
Zbulimin dhe denoncimin e ka bërë publik ish-kryeministri Sali Berisha, nga podiumi i Kuvendit.
Duke ju referuar një mesazhi të një personi me emrin Ervin Karamuco, Berisha bëri të ditur se ky person ka qenë “i përzgjedhuri” TI-së, për të hartuar hulumtimin e indikatorëve për Shqipërinë. Sipas Berishës, ndërsa ky person i kishte dërguar të dhënat TI-së, çuditërish i kishte kërkuar fillimisht, ripërsëritje e hulumtimit prej tij dhe më pas shkarkimi dhe zëvendësimi i tij, i pajustifikuar.
Më tej, duke vazhduar leximin e mesazhit të Karamucos, Berisha denoncoi se largimi i tij është bërë me urdhër të drejtorit të TI-së në Berlin, ish-kryebashkiaku i Budapestit, i njohur si mik i Xhorxh Sorros dhe Edi Ramës. Jo vetëm kaq, por vetë Edi Rama ka pasur një takim kokë më kokë me këtë drejtor, pas të cilit kanë dalë ato të dhëna në raportin e TI-së, për korrupsionin në Shqipëri, denoncoi Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/