PERGJIMET/ “Hiq coj ke nona të gjitha, prishi sms”, si u kapën...

PERGJIMET/ “Hiq coj ke nona të gjitha, prishi sms”, si u kapën vrasësit e dy kunatave

267
0
Shares

dy grate velson elmazi

Nje nga te akuzuarit per vrasjen, Velson Elmazi, gjate arrestimit

Më 2 shtator të 2014 dy gra u gjetën të mbytura në shtëpinë e tyre në Durrës, Gjenovefa Vava e vitlindjes 1936 dhe Elsa Vava e vitlindjes 1942 kishin vdekur për shkak të dhunës fizike ushtruar mbi to e kombinuar kjo me asfiksinë mekanike.

Vdekja e tyre kishte ardhur si pasojë e grabitjes me qëllim vjedhjen e florinjve, parave dhe sendeve të tjera me vlerë të ndodhura në banesën e viktimave.

Autorët u kapën pak kohë më vonë. Ata ishin Indrit Shaqja, Velson Elmazi, Artur Kaçanolli të cilët kanë bashkëpunuar secili në rolet e tyre për kryerjen e veprës penale. Florinjtë dhe paratë e vjedhura, pasi janë marrë nga të dy pandehurit Indrit Shaqja e Velson Elmazi, janë fshehur në shtëpinë e të pandehurit Indrit Shaqja, nga e pandehura tjetër Valbona Shaqja e cila ka kryer veprime për t’i fshehur këto dhe më pas për dërgimin e tyre jashtë shtetit tek i pandehuri Indrit Shaqja. Prokuroria ka kërkuar dënim me burg përjetë për tre të parët ndërsa për Valbonën tre vite. Hetmi ëhstë mbyllur dhe pritet të shkojë në gjykatë.

dy grate e durresit

Dy grate e ekzekutuara, Gjenovefa Vava dhe Elsa Vava

Ja si u përgjua Valbona

E pandehura Valbona Shaqja sipas të dhënave të grumbulluara ka patur dijeni se këto monedha metalike ishin të vjedhura. Gjithashtu bashkë me monedhat metalike, e pandehura Valbona Shaqja i ka dhënë të pandehurit Indrit Shaqja së bashku me pasaportën ditën kur do të largohej nga Shqipëria, edhe një shumë parash prej 200.000 lekë që i pandehuri Indrit Shaqja nuk i kishte patur më parë në shtëpi. Këto fakte provohen plotësisht me – nga deklarimi i të pandehurit Velson Elmazi – i cili ka deklaruar se kur janë kthyer në shtëpi pas vjedhjes ka dëgjuar Indritin që po bisedonte me nusen e tij për punë lekësh dhe i thoshte nuses së tij që të mbyllte gojën; – nga përgjimi ambjental i kryer më datë 19.09.2014 kur e pandehura Valbona Shaqja i pohon të pandehurit Velson Elmazit faktin që kishte dijeni për floritë e marra nga ana e Indritt bashkëshortit të saj dhe largimin e tyre jashtë shtetit. Më konkretisht biseda sipas procesverbalit të transkriptimit është si më poshtë:

“Valbona Shaqja (A.): Eee!, “Velson Elmazi (B):

B,Florit.

A.S’kam i ka marrë.

B.Aaa!

A.Nuk kam.

B. i ka marrë, i mori të gjitha?

A. I mori ai.

B. Ai i ka marrë?

A.Ehe!

B. në Shijak

A. Ehe!

B. Vetë tha.

A. Kush?

B. Ai cuni për mu, kështu, kështu, me nxorri mu emrin tim. Me një fjalë florit i ka marrë me vete ai.

A.Ehe!

B. Po dhe ky, nga Shijaku më thanë, ky ai tek tallavaja.

A. Eeee!

B. E njef?

A. Cek!

B. i paska marrë të gjitha, të gjitha i ka marrë?

A. Ehe!

B. si i ka kalu?

A. O zot ca stresi jam o zot i madhe, …. “

Nga përgjimi i komunikimeve telefonike midis të pandehurës Valbona Shaqja me Indrit Shaqja ky i fundit i thotë që të shkonte tek nëna e tij e të çonte të gjitha me çelësa dhe të qëndronte tek nëna e tij pikërisht në periudhën kur bëhej kontroll nga policia duke i thënë edhe se çfarë duhet t’i thoshte për veprimet e Indritit. Po kështu i thotë që të merrte pasaportën, kartën e dy milion lekë – pikërisht shuma që i pandehuri Indrit ka shpjeguar se ka vjedhur tek shtëpia e viktimave. Përveç kësaj bisede, shtetasi Indrit i ka thënë të pandehurës Valbona që t’i thoshte të pandehurit Vilit (Velson Elmazit) që të ikte për në Tiranë dhe të prishte sms-të. Më konkretisht: – në orën 14:34:02 i pandehuri Indrit Shaqja i dërgon sms të pandehurës Valbona Shaqja


I. Hiq coj ke nona të gjitha me çelësa Vili të iki për tiran prishi sms … ë, a ka ardh njeri tek shtëpia?
-V. Adi ishte.
-I. Ca tha ai, ca donte, kush ja ka dhënë numrin?
-V. Nuk e di, ai tha ku është Indriti, ka dal i thashë unë doli me mjeku se i dhimbnin këmbët, ska gjë tha vetëm ta pyes për dicka, nuk është në shtëpi i thashë. Atë si ta bëjë?
-I. A shkove atje ti.
-V. Po,
-I. A shkove të thashë e.
-V. Po po jam te nona.”

Ne orën 15:26 tel e të pandehurit Indrit Shaqja

-“…ej ndëgjo këtu aty dhe mos luj aty ke nona kur të them unë mirë? A ndëgjove ee?… a ke fol gjë me indritin?”

-Ai ka ik të ashtute këmbën, ca do i bënte këmbës aty ke amerikoni, a ndëgjove ho?

-A shkon një cik tek shpia ti aty në mer një cik pashaportën? Mer kartën kuptove. Ke edhe, bjer dhe nonje lek, bjer nonje lek, dy milion lek.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY