LIGJI/Ndalohen shitjet për shtëpitë pa hipotekë

LIGJI/Ndalohen shitjet për shtëpitë pa hipotekë

68
0
Shares

Qeveria ka bërë dy ndryshime në ligjin e hipotekave përmes të cilave ndalon shitjen e shtëpive apo lokaleve të palegalizuara ndërkohë që lejon bankat të sekuestrojnë pasuritë e garancisë që në momentin kur vonohet pagesa e kësteve të kredisë.

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Maksim Muçi shpjegon për oraneës se këto ndryshime synojnë të mbrojnë qytetarët në procesin e shitblerjes por ndërkohë ka edhe momente të paqarta.

“Regjistrimin në hipotekë duhet ta cojnë organet e pushteti vendor. Ata që kanë lëshuar lejën, pra nuk e çon ndërtuesi, e con bashkia po themi. Këtu ngelet pa zgjidhur kjo pikë, që nëse bashkia vonon dërgimin e lejës atëherë ndërtuesi nuk mund të lidhë kontrata. Pra jemi dakord, nuk ka asnjë kundërshti vetëm se duhet një afat që bashkia duhet të cojë dokumentacionin në zyrën e regjistrim. Regjistrimi i lejës së ndërtimit presupozon që cdo gjë është e fiksuar dhe nuk mundet që as të japësh sipërfaqe më tepër dhe as ti japësh një apartamenti dy veta”, thotë Muci.

Ndërsa lidhur me ndryshimin që lejon bankën të nxjerrë në shitje edhe karabinatë në rast se ndërtuesi nuk e kthen kredinë, Muci shpjegon se përsa i përket marrëdhënies mes zhvilluesit dhe bankes, këto trajtohen në kontrata mes tyre dhe cdo kontratë e tillë ka fuqinë e ligjit. Ky është problem që varet nga ndërtuesi dhe banka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY