Disa ditë më parë Shpëtim Idrizi, kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kërkoi të përfaqësohet me një ministër në qeveri. Kërkesën e tij, kreu i PDIU-së e artikuloi në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskajt në TV “Vizion”. Por kësaj kërkese “i vuri një bisht” nga mbrapa, sipas të cilit, partia e tij nuk do të presë çfarë do të japë Rama, por do të vijojë rolin e saj në Kuvend.
Kaq ju desh kryeministrit Edi Rama dhe nuk vonoi ta kënaqë Shpëtim Idrizin, jo me një ministri, por me dy drejtori.
Dje në mbledhjen e Këshillit të ministrave u miratua emërimi i Isuf Shehut, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i cili zëvendësoi Afrim Bakajn, që ishte në këtë detyrë që në vitin 2013. Isuf Shehu, deri para ditës së djeshme ishte nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, i cili i përket PDIU-së. Po ashtu mësohet se në krye të Inspektoratit të Kontrollit të Cilësisë së Karburanteve, IQT-së, është vendosur një tjetër përfaqësues i PDIU-së, Gazmend Osmani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/