Megjithëse ka depozituar në gjykatë një padi ndaj kryetarit të Partisë Demokratike për shpifje, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj nuk është paraqitur këtë të enjte në gjyq dhe nuk është përfaqësuar as nga avokati i tij.
Për këtë arsye gjykata vendosi përsëritjen e thirrjes për paraqitjen e tij në procesin ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha, të cilin ai e akuzon për shpifje të kryer botërisht.
Në procesin penal, Basha është nën gjykim për një deklaratë të bërë në nëntor 2015, në të cilën akuzonte ministrin e Shëndetësisë për afera me tenderat në vlerën e 31 milionë eurove.
“Në kushtet kur ministri nuk ka ardhur duhet të përsërisim ftesën”, deklaroi gjyqtari Lazer Sallaku.
“Ne kërkojmë pushimin e çështjes duke qenë se palët nuk kanë ardhur”, reagoi Spiro Perdoda, avokat i Bashës.
Gjykata vendosi t’i lërë kohë palës paditëse që të njoftohet dhe të caktojë datën 8 shkurt si seancën e radhës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/