FOTO LAJM/ Dikur këtu ishte një shtëpi rome…, e dogji një shkëndijë...

FOTO LAJM/ Dikur këtu ishte një shtëpi rome…, e dogji një shkëndijë transformatori

72
0
Shares

Ketu ishte nje shtepi. Ishte prej kartoni dhe plasmasi, por per njerezit qe jetonin aty brenda ishte nje shtepi. Femija mbasi luante, aty ku luante, kthehej ne shtepi. Gruaja pastronte, cmund te pastrohej dhe gatuante cmund te gatuante, te kjo shtepi. Burri pasi mbaronte pune, ate pune qe mund te beje, kthehej ne shtepi.
Kjo shtepi sot u dogj. E dogji nje shkendije transformatori.
11 familje sot mbeten pa shtepi, ato shtepi qe kishin.
Nje shoqeri normale sot do te angazhohej e gjitha qe te ndihmonte pjestaret fatkeqe te saj. Tju siguronte strehim, veshje, ushqim. Shteti do te ngihej i gjithi ne kembe per te garantuar jeten, shendetin, sigurine.
Por as njera e as tjetra nuk ndodhen.
Pse?
Disa thone sepse ata jane rome. Edhe? A nuk jane njerez romet? A nuk jane prej mishi e gjaku? A nuk kane deshira, endrra, ambicie? A nuk kane te drejte te jetojne njesoj si ne te tjeret?
Ska njeri normal qe te pergjigjet jo.
Sepse eshte njesoj sikur te thuash se e lejuam shkaterrimin e bregdetit sepse rera ishte e zeze. Apo se lejuam betonizimin e qyteteve sepse bari nuk ishte i gjate mjaftueshem. Apo se lejuam prerjen e pyjeve sepse pemet kishin dege te thara. Apo se lejuam vjedhjen e prones publike sepse fabrikat ishin pa ngjyra…
E pra nuk eshte kjo arsyeja, ky eshte justifikimi.
E verteta eshte se jemi kthyer ne nje shoqeri indiferente e cila refuzon te shohe me larg se shtepia e gjithsecilit.
Nje shoqeri e tille nuk mund te prosperoje. Te gjitha historite e suksesit ne bote jane histori bashkimi. Te gjitha humbjet kane ardhur prej percarjes…
Ketu ishte nje shtepi. Jemi te bindur se me punen, ndihmen dhe bashkimin e njerezve te mire, ketu do te kete prape nje shtepi e bashke me te edhe nje shoqeri.

(“Nisma #Thurje”)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY