BATUTAT/ Sali Berisha “i heq të drejtën e fjalës” Arben Ahmetajt dhe...

BATUTAT/ Sali Berisha “i heq të drejtën e fjalës” Arben Ahmetajt dhe nga një mesazh për Edi Ramën dhe Ilir Metën

102
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha “i ka hequr të drejtën e fjalës”, ministrit të energjetikës Arben Ahmetajt. Sipas Berishës, me aq shumë gënjeshtra sa thotë ky ministër, as në parlamentin e ardhshme nuk ka të drejtë të fjalës.
“Gjobë për çdo gënjeshtër, heqja e të drejtës së fjalës, duhet të aplikojë parlamenti për çdo gënjeshtër. Ti zotëri (duke ju drejtuar ministrit Arben Ahmetaj) jo për këtë parlament por as për tjetrin nuk të takon të marrësh fjalën me kaq shumë gënjeshtra sa ke thënë. Të thuash se është ulur varfëria…, nuk ka gënjeshtër më të madhe”, u shpreh sot Berisha nga foltorja e Kuvendit.
Më tej, ish-kryeministri është ndalur te reforma në drejtësi dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, si bllokuesin e miratimit të tyre.
“Edi Rama nuk e do reformën në drejtësi nuk e do byronë e hetimit se e di se ato do të fillojnë punën e tyre me Surrelin, me vilën e tij (Edi Ramës)”, u shpreh Berisha.
Në vijim të ndërhyrjes së tij, Berisha riktheu edhe bllokimin e Rezolutës për Kosovën, duke akuzuar  mazhorancën qeverisëse për këtë bllokim.
Në këtë moment ka ndërhyrë kryetari Kuvendit Ilir Meta, i cili ka pretenduar se homologu i tij në Kosovë, i ka dërguar një mesazh, sipas të cilit e përshëndet për mbështetjen e Shqipërisë ndaj Kosovë në KE.
“Ati mesazhi i beson vetëm ti. Kadri Veseli është kryetar Kuvendi në Kosovë, ti je kryetar i Vali Leskajt në Shqipëri”, ironizoi Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY