Saimir Tahiri, kryetar i PS për kryeqytetin, njëherazi koordinator për Tiranën dhe Durrësin, në një intervistë për Top-Channel tregon duke komentuar reth mundëisë së Ben Blushit për të kandiduar për kryetar partie tha se debatet që hap kolegu i tij rebel janë jashtë realitetit politik në një kohë kur mazhoranca e majtë i ka fituar zgjedhjet në 2013 dhe 2015.
Ndërkohë ai ka bërë publike edhe përgaditjen e një porcedurë që konfirmon kryetarin e partisë pa votim duke shmangur kështu garën për kryetar brenda partisë.
“Më duket një debat që nuk shton shumë në sfidat që ka sot Shqipëria dhe mbi të gjitha tek sfidat që ka qeverisja dhe maxhoranca. Sigurisht që ka mjaft përvoja, edhe ne në opozitë e zgjodhëm kryetarin me rregullin një anëtar një votë, që është shumë demokratike, por edhe unë besoj që kur je në qeverisje debati nuk është si zgjidhet kryetari i partisë.
Debati është si votëbesohesh nga qytetarët. Unë nuk shoh ndonjë arsye përsa kohë kryetari i PS është kryeministër dhe votëbesohet nga qytetarët të mos ketë rregulla të diferencuara për konfirmimin e tij brenda partisë. Një mënyrë tjetër mund të jetë ajo me një procedurë tjetër votimi.
Ky debat do të ishte i tillë nëse kryeministri do të humbiste zgjedhjet. Aty ka nevojë për debat. Unë hyj tek ata që besoj se nëse kryeministri humbet votëbesimin e qytetarëve, nuk ka asnjë mënyrë që të jetë më në krye të partisë. Deri në atë moment, debati është i tejkaluar besoj”, ka nënvizuar Tahiri.
Por, në çdo rast, socialistët kanë votuar për zgjedhjen e kryetarit të tyre me parimin demokratik një anëtar një votë, për herë të fundit në dhjetor 2012. A do të ketë një proces votimi në kongres? Tahiri e sheh këtë çështje, thjesht të karakterit teknik.
“Kjo është çështje e grupit të punës që po merret me ndryshimet në statut. Do të ketë një procedurë për konfirmimin ose jo të mandatit të kryetarit të partisë në PS. Kjo është çështje jo shumë themelore për mënyrën sesi duhet të bashkëpunojmë me publikun, për ta bërë Shqipërinë më të mirë. Përsa kohë qytetarët votojnë qeverinë, votojnë PS dhe kryetarin e PS, ky është votëbesim më i gjerë sesa votëbesimi i anëtarëve të PS, edhe nëse kjo bëhet me parimin një anëtar një votë apo me konfirmim në kongres, kjo është çështje proceduriale”, ka shtuar Tahiri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/