Saimir Tahiri ministri më i inkriminuar në Ballkan, stimulon krimet dhe trafiqet

Saimir Tahiri ministri më i inkriminuar në Ballkan, stimulon krimet dhe trafiqet

54
0
Shares

PD ka akuzuar sot ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, si shkaktarin e shkeljes së besimit të qytetarëve, te policia.
Në emër të PD-së zëdhënësja e kësaj partie Ina Zhupa, akuzoi Saimir Tahiri si predikuesin pa turp për ligjin, besimin dhe etikën në polici, tre elementë, që sipas Zhupës, ky ministër duhej të kishte ikur me kohë nga detyra e të ishte përgjigjur para drejtësisë.
“Saimir Tahiri ka shkelur ligjin, dhe këtë e di çdo shqiptar. Ai vetë pranoi se ka shitur në të zezë taksinë e drogës, makinën e tij private, dhe këtë shitje nuk e ka deklaruar. Ai vetë, publikisht deklaroi se nuk pranon të zbatojë një vendim gjykate në fuqi. Një shkelje e rëndë e ligjit.
Saimir Tahiri ka shkelur besimin publik që duhet të kenë qytetarët te policia, pasi me makinën e tij personale private, banda e habilajve i është fshehur kontrolleve dhe ka kryer trafik droge.
Saimir Tahiri është një shkelës i madh i etikës, pasi me gjithë skandalet që kanë ndodhur, me gjithë provat e faktet e përfshirjes së tij në trafik e lidhje me krimin, ai nuk ka mbajtur përgjegjësi dhe ka vazhduar ti shërbejë bandave me postin e tij”, u shpreh Zhupa.
Për PD-në, për ekzekutimet mafioze të këtij muaji, ministri nuk mban përgjegjësi, ndërsa e cilësona të si ministrin më të inkriminuar të Ballkanit.
“Një seri ekzekutimesh mafioze kanë ndodhur vetëm në muajin Janar. Dhe Tahiri nuk mban asnjë përgjegjësi. Ai është ministri më i inkriminuar në Ballkan, dhe sa më shumë qëndron në detyrë, aq më shumë stimulon krimin e trafiqet, dhe minon besimin e publikut te policia”.
ina zhupa, 27 janar 2016

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY