Sa janë pagat e referencës për profesionet e lira

Sa janë pagat e referencës për profesionet e lira

392
0
Shares

Pas uljes së taksave për biznesin e vogël qeveria mori një tjetrë masë që kompensoi humbjet në të ardhurat për shtetit. Deklaroi vendosjen e pagave referencë për profesionet e lira duke detyruar ata që të paguajnë sigurime dhe tatim mbi pagën sipas masës së caktuar së fundi nga Këshilli i Ministrave.

Indikatorët që përcaktojnë pagën janë: lloji i veprimtarisë profesionale, zona ku zhvillohet, vitet e punës në profesion, numri i të punësuarve dhe paga për të njëjtin profesion në sektorin publik.

Sipas tabeles, pagat janë të parashikuar per 5 kategori, në bazë të bashkisë ku ushtrohet aktiviteti, ndërsa në zonat rurale parashikohet zbritja me 20 % e pages referuese qe i perket asaj bashkie.

Per efekt te pageses se sigurimeve shoqerore e shendetesore, nje page e farmacistit ne vend luhatet nga 47.7 ne 57.5 mije leke, nje programues IT ka pagen deri ne 88 mije leke. Per vleresuesin e pasurise paga references luhatet mes 55-74 mije leke ndersa avokatet e noteret do te paguajne sigurime per nje page mesatare mbi 61 mije leke ne muaj deri ne 73.8 mije leke.

Deri ne kete nivel do te sigurohen edhe konsulente te fusha te ndryshme.

Per arkitetet inxhinieret dhe projektuesit, paga reference eshte 51.9 deri ne 78.8 mije leke.

Paga mujore referencë (mijë lekë)

Farmacist 47.7 – 57.5

Programues IT 58.1 – 88

Vlerësues pasurie 55 -74

Avokat/Noter 61.2 -73.8

Përmbarues 46 -62.6

Konsulent/ekspert kontabël i regj. 55-73.8

Ekspert kontabël i miratuar 55-62.6

Arkitekt, inxhiner projektues 51.9-73.8

Ne vendimin e Keshillit te Ministrave parashikohen edhe profesionet ne fushen e mjekesise.

Një mjek i përgjithshëm sigurohet për 45 600 lekë deri në 65 mijë leke.

Paga e references më e lartë eshte per mjeket e specializuar dhe dentistet, te cilet do te paguajne kontribute per nje page mesatare mes gati 50 deri ne 73 mije leke ne muaj.

Mjek i përgjithshëm 45.6 – 65

Fizioterapist 49.3- 66.1

Mjek specialist/dentist 49.8- 73

Per punonjesit fillestare ne fushat e mesiperme parashikohet nje page 30% më e ulët, që vlen për tre vitet e para të punës, gjithnjë për efekt të sigurimeve, sipas abcnews.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY