Isuf Shehu
Qeveria ka liruar nga detyra ndërsa edhe ka zëvendësuar sot drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).
Sipas vendit të mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, mësohet se “në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të pikës 1, të nenit 65, të ligjit nr. 9863, datë 28. 01. 2008, ‘Për ushqimin’, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave vendosi:
Z. Afrim Bakaj, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), lirohet nga kjo detyrë.
Z. Isuf Shehu emërohet drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.
Isuf Shehu vetëm pak muaj më parë u emëruar nënkryetar i bashkisë së Tiranës.
Afrim Bakaj
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/