Luan Rama merr leje dhe del para gazetarëve me “bekimin” e LSI-së

Luan Rama merr leje dhe del para gazetarëve me “bekimin” e LSI-së

84
0
Shares

Pas daljes së parafundit publikisht para gazetarëve, pa lejen e LSi-së, për deri sa doli po atë ditë dhe e përgënjeshtroi Petrit Vasili, duket sot Luan Rama e ka siguruar këtë leje dhe doli sërish para gazetarëve.
“Së pari më lejoni të bëj të ditur që jam në këtë konferencë shtypi në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së dhe me të gjitha atributet e përfaqësimit politik të detyrës që përfaqësoj”, artikuloi sot plot siguri dhe kënaqësi Luan Rama që në fillimin e deklaratës për mediat.
Jo vetëm kaq, por ai pati “kurajën” të pranojë sot se edhe përgënjeshtrimi prej Petrit Vasili, demonstroi një “sintoni” mes të dyve. Duke dashur të shpjegojë atë përgënjeshtrim, Rama pranoi dhe pohoi se vende-vende në deklaratën e tij, kishte fjali si qëndrim i tij personal, por ama pranoi se vende-vende kishte edhe fjali si qëndrime të LSI-së…
“Së pari më lejoni t’jua bëj të qartë edhe një herë që kohezioni dhe sintonia ime me z. Vasili është e shkëlqyer. Bashkëpunimi im me të dhe me të gjithë drejtuesit e LSI është i shkëlqyer.
E dyta unë, meqenëse në profesion jam gazetar, di shumë mirë të ndaj çfarë është qëndrim privat nga çfarë është qëndrim zyrtar. Edhe në konferencën për shtyp për të cilën ju referoheni, kam thënë dhe po e përsëris, që për Lëvizjen Socialiste për Integrim është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi dhe partneriteti me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me çdo organizëm ndërkombëtar që është partner në Shqipëri apo me të cilin Shqipëria është e detyruar që të punojë për të përmbushur reforma të rëndësishme drejt procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ky është qëndrimi zyrtar i LSI i shprehur edhe nga qëndrimi i z. Vasili, edhe nga qëndrimi i Kryetarit të LSI-së në një emision televiziv për të parë me seriozitet dhe me përgjegjësi çdo mesazh që vjen dhe për të lexuar drejt e korrekt çdo qëndrim, çdo sugjerim, çdo propozim apo çdo vërejtje që na vjen nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Unë di të ndaj, edhe në konferencën e kaluar për shtyp kam thënë për episode të veçanta, mendimi im apo qëndrimi im është ky dhe kam cituar qëndrimin që unë e ndaj nga qëndrimi im si përfaqësues politik i LSI-së. Pra, kur është qëndrimi i LSI-së unë them qëndrimi zyrtar i LSI është ky, dhe kur është qëndrimi im si Luan, them qëndrimi im personal është ky. Dhe unë këtë diferencë e kam bërë edhe në atë konferencë për shtyp”, sqaroi Rama.
Përpos këtioj sqarimi, dalja e stome publike e Luan Ramës me lejen e LSI-së, kishte për qëllim shpjegimin e disa procedurave, për një konflikt gjyqësor që kjo parti ka me gazetën RD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY