“Burra zakoni” edhe në Zvicër, nusja nuk respektoi vjehrrin, babë e bir...

“Burra zakoni” edhe në Zvicër, nusja nuk respektoi vjehrrin, babë e bir tentojnë ta hedhin nga ballkoni

69
0
Shares

Dy persona me nënshtetësi kosovare, një 34-vjeçar dhe babai i tij rreth 70 vjeç, kanë dalë sot para Gjykatës së Qarkut në Winterthur në Zvicër, pasi verën e kaluar tentuan të hedhin nga ballkoni i katit të tretë nusen e të djalit. Dy të akuzuarit e kanë pranuar dhe kanë pohuar para trupit gjykues, se e kishin ndërmarrë këtë veprim pasi gruaja 32 vjeçe nuk kishte treguar respekt për vjehrrin e saj.
Gruaja kishte pasur mosmarrëveshje me babanë e bashkëshortit dhe më pas të dy e kanë kërcënuar se do ta hidhnin nga ballkoni.
“Ju nuk keni respekt. Ne do të hedhim nga ballkoni dhe do të vrasim”, mësohet se ka thënë i moshuarit.
Më pas ai e ka kapur nusen e djalit dhe e ka ngritur për ta hedhur nga ballkoni, i ndihmuar nga bashkëshorti i saj, që i mbante këmbët. Me gjithë thirrjet e gruas ata nuk e kanë lëshuar. Ngjarja ka ndodhur në sytë e djalit 9-vjeçar të çiftit, që i trembur nga çfarë po shikonte është afruar për të mbrojtur nënën e tij dhe ka kafshuar të atin në ije.
Ky veprim ka ndihmuar gruan, e cila ka mundur të çlirohet nga dy burrat dhe ka vrapuar në kuzhinë ku ka telefonuar policinë. Të dy burrat kanë përfunduar në burg dhe sot kanë dalë para gjykatës së Winterthurit, për t’ju përgjigjur akuzave për “dhunim, kërcënim dhe detyrim”.
Prokuroria paraprakisht ka kërkuar 10 muaj burg dhe gjobë 400 franga për bashkëshortin, si dhe 8 muaj burg dhe gjobë për vjehrrin. Krahas dënimit, bashkëshorti urdhërohet të ndjekë edhe kursin “partneriteti pa dhunë”, ku do mësojë bashkëjetesën në çift.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY