“I forti Sarandës” i cili tentoi të vrasë efektivët e policisë gjatë operacionit për arrestimin e tij në Ksamil, dënohet me 35 vite.
Nga hetimet ka rezultuar se Taulant Xhini ka qëlluar në drejtim të policisë së Sarandës me armë, në kohën kur shkoi për ta arrestuar në Ksamil në një banesë ku qëndronte i fshehur
Xhini asokohe ishte në kërkim pasi kishte plagosur rojën e një hoteli por në kundërshtimin me armë nga policia ju shtua akuza e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë
Arrestimi i Xhinit u bë në 2015 nga forcat RENEA në Sarandë ndërsa prokurori Eneid Nakuçi kërkoi dënimin e tij me 35 vite burg. Të njëjtin dënim la në fuqi të të mërkurë Gjykata e Krimeve të Rënda ndërsa vetë i riu mohoi akuzën duke kërkuar pafajësinë me argumentin se ai nuk ka qenë në banesën prej së cilës u qëllua me armë policia.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/