Vjedhja, shefi i sigurisë së Portit të Durrësit nuk siguron dot as...

Vjedhja, shefi i sigurisë së Portit të Durrësit nuk siguron dot as zyrën e tij

70
0
Shares

Vidhet zyra e shefit të sigurisë së Portit të Durrësit. Ai që duhet të ishte garanti i sigurisë së këtij porti nuk siguron dot as zyrën e tij.
Burime të drejtorisë së Policisë Vendore të Durrësit, bëjnë të ditur se specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, të vjedhjes së zyrës së shefit të sigurisë së Portit të Durrësit.
Vjedhja mësohet se ka ndodhur dy ditë më parë, në lagjen Nr. 4, në Portin Detar Durrës, ku është konstatuar vjedhja e Zyrës së Drejtorit të Autoritetit Shtetëror të Sigurisë Detare të Portit, që i përkiste
H. A. 57 vjeç, banues në Durrës.
Autorët janë futur nga dritarja në katin e dytë, e cila ka qenë e pasiguruar dhe kanë marrë një laptop të markës “Acer” dhe një USB.
Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Vjedhja”parashikuar në nenin 134  të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY