Shqipëria ndër vendet e riskuara nga sëmundja infektive e virusit “Zika”

Shqipëria ndër vendet e riskuara nga sëmundja infektive e virusit “Zika”

93
0
Shares

Fëmijë i infektuar nga virusi “Zika”

Shqipëria renditet në hartën e vendeve me risk sa i përket sëmundjes infektive “Zika”. Si vektor transmetues shërbejnë dy lloje mushkonjash dhe në vendin tonë qarkullon njëra prej tyre, ajo që njihet dhe si mushkonja “tigër”. Kjo është mënyra kryesore e transmetimit, por jo e vetmja.
Megjithëse specialistët thonë se nuk ka vend për panik apelojnë për kufizim të udhëtimeve kryesisht në vendet e Amerikës Latine.
Pasojat më të mëdha virusi i jep te gratë shtatzëna pasi prek zhvillimin e trurit të fetusit. “Zika” shfaqet me dhimbje të forta koke, temperaturë, dhimbje muskujsh e skuqje të lëkurës. Infeksioni zgjat dy deri në shtatë ditë.
Sëmundja infektive “Zika” është shfaqur te njeriu në vitin 1952 në Uganda. Në vitin 2007 shpërtheu dhe në rajone të tjera dhe kulmin e arriti në Amerikën Latine një vit më parë aq sa Salvadori ka urdhëruar ndërprerjen e shtatzënive të paplanifikuara deri në vitin 2018. Raste të virusit janë evidentuar dhe në Europë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY