SHOKOHET SUEDIA: Adoleshenti ther me thikë në azil 22 vjeçaren

SHOKOHET SUEDIA: Adoleshenti ther me thikë në azil 22 vjeçaren

45
0
Shares

Ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Suedi. Një vajzë e re, e cila punonte në një qendër azilantësh në Suedi, është therur për vdekje nga një azilant 15-vjeçar, që jetonte në këtë qendër.

Alexandra Mezher u sulmua të hënën në mëngjes në qendrën e fëmijëve emigrantë.

Në këtë qëndër strehohen fëmijë nga 14 deri në 17 vjeç. 22-vjeçarja, të cilën familja e vlerëson si një “engjëll”, u dërgua në spital, por vdiq nga plagët.

Një 15-vjeçar është arrestuar me dyshimin e vrasjes. Oficerët zbuluan një thikë në skenën e krimit dhe nisën hetimet për vrasje.

Mezher, familja e së cilës është me origjinë nga Libani, kishte disa muaj që punonte në këtë qendër. Një kushërira e saj tha:
“Është e tmerrshme. Ajo ishte një engjëll, një njeri që donte të bënte mirë. Dhe e vranë vetëm pse po bënte detyrën. Kam qarë shumë. Ishte kaq e mirë, kaq e ngrohtë dhe kaq e lumtur. Është faji i politikanëve suedezë që ajo humbi jetën”.

Policia suedeze ka vlerësuar veprimet e fëmijëve të tjerë në këtë qendër, të cilët vepruan si heronj, pasi vunë poshtë 15-vjeçarin që sulmoi zonjushën Mezher.

“Dy djem e vunë poshtë. Ishte ndërhyrje e e mirë. Ai kishte synim të lëndonte edhe persona të tjerë”.

“Është e lehtë të plagosesh kur ndërhyn në të tilla situata. U jemi mirënjohës këtyre fëmijëve”.

Krimi i rëndë vjen mes tensioneve në rritje në Suedi për çështjen e emigracionit.

Një numër vajzash thonë se janë sulmuar seksualisht nga azilantë meshkuj në një pishinë në Sokholm. Policia thotë se stacionet e trenave janë mbushur me grupe emigrantësh që ngacmojnë femrat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY