Meta i përgjigjet Bashës: Ju keni Libofshën dhe RD

Meta i përgjigjet Bashës: Ju keni Libofshën dhe RD

55
0
Shares

Në foto, Ilir Meta duke denoncuar një shkrim të RD

Duke u përgjigjur në akuzat e Bashës për blerje votash nga pushteti, kryetari i kuvendit, Ilir Meta tha se në Shqipëri janë bërë zgjedhje që nga viti 1991. “Ne kemi parë se si janë bërë zgjedhjet e Libofshës në vitin 1994 apo si ajnë bërë zgjedhjet e vitit 1996”, tha Meta.

Megjithatë për ta zbutur debatin ai tha se nuk ishte i kënaqur as me zgjedhjet që u bën kur ai ishte kryeministër në vitin 2001. Pikërisht në kët vit u shfaq fenomeni i Dushkut ku një zonë elektorale i dha mazhorancës 12 deputetë në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Në vijim Ilir Meta solli në vëmëndje një shkrim të RD më 23 maj të vitit të kaluar për një shkrim që sic tha Meta e kemi hedhur në gjyq. Bëhet fjalë për një person që thuhet se është i LSI dhe se është paguar prej saj për të manipuluar në zgjedhje.

Meta tha se nuk ndalonte dot rritjen e LSI, por ndërkohë ka shpallur programin e transparencës me fondet e partisë.

Duke folur për korruptimin e zgjedhjeve Meta tha se kemi shumë biznesmenë që të përfshirë në politikë. Ata duhet të kenë zërin e vet por duhen të jenë zëra cilësorë dhe të shmangin konfliktin e interesit.

Pas dekriminalizimit ne duhet të vëmë rregulla për pjesëmarrjen biznesit në politikë. Ata duhet të zgjedhin për shkak të vlerave që kanë dhe jo parave që kanë, tha Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY