Jorida Tabaku: Doganat, fole korrupsioni. Crown Agents tha pak

Jorida Tabaku: Doganat, fole korrupsioni. Crown Agents tha pak

55
0
Shares

Raporti i publikuar pak ditë më parë nga kompania Crown Agents, mbi korrupsionin dhe abuzimet në doganë, është një tjetër provë kokëfortë e gjendjes së mjerueshme në të cilat ndodhen doganat, të cilat janë kthyer në fole të korrupsionit dhe abuzimit me postet publike, deklaroi deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

“Kompania koncesionare që është paguar me 8.2 mln euro për të sjellë në buxhetin e shtetit mbi 100 mln euro, dëshmon në raport, organizimin perfekt të korrupsionit në Drejtorinë e Doganave ku nga Shkurti 2014 deri në Shkurt 2015, raportohet se janë vjedhur 17 mln euro. Përballë këtyre argumenteve, qeveria jo vetëm që nuk ka reaguar, por paturpësisht i ka dekoruar me poste publike përgjegjësit, ata që kanë ngritur traun e doganës për miqtë dhe klientelën.

Zbulimi i Crown Agents është vetëm maja e ajsbergut të korrupsionit dhe abuzimit në Drejtorinë e Doganave, e cila përgjatë këtij viti ka shënuar rekordin më negativ të mbledhjes së të ardhurave. Vetë auditi i brendshëm i doganave është shprehur i shqetësuar për nivelin e lartë të mosrealizimit. Megjithëse jemi vendi me barrën më të lartë fiskale në rajon, ku për dy vjet rresht u ngritën akcizat, si ajo e duhanit, është pikërisht Drejtoria e Doganave shkaktarja kryesore e mosrealizimit me 70% të të ardhurave.

Meqënëse duan të krahasohen me veten e tyre, janar – nentor 2015 rezulton 7.4 mld lekë më pak se janar-nëntor 2014. Të mos flasim sa sa taksa e akciza janë rritur!

Duke përforcuar edhe një herë faktin dhe të vërtetën që nuk ka zyrë përgënjeshtrimi apo transparence, që të mohojë raportin e Crown Agents që thotë se kontrabanda e cigareve dhe e naftës po gëlon në vend dhe është në ditët e saj të arta.

Çdokush e di, se as aksionet blic për bujë mediatike me largime nga puna e kthim pas dy javësh të të njëjtëve njerëz në të njëtat vende, as justifikimet qesharake me bursë ndërkombëtare, nuk e fshehin dot faktin se kryedoganeri i Shqipërisë është Edi Rama, dhe vjedhjet në dogana janë vepër e tij”, thuhet nw deklaratën e deputetes Tabaku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY