Oficeri i lartë i shërbimit sekret, Florian Bushi ka komunikuar me programin Viber në telefon me Ilir Memushajn duke dekonspiruar përgjimet që kryente policia dhe shërbimi sekret për gruin e Denis Kasës dhe miqve të tij.
Bushi kishte në varësi një operator të përgjimeve i cili e vinte në dijeni për biseda me interes të hetimit që bënte grupit criminal që dyshohet se drejtohej nga Denis Kasa dhe persona të tjerë, shkruan abcneës. Ky I fundit, sipas prokurorisë, dyshohet se ishte përplasur për zonat influencës së trafikut të drogës në Holandë e vende të tjera perendimore me grupin tjetër ku dyshohej se bënte pjesë Ilir Memushaj.
Oficeri Bushi, duke qenë marrëdhënie njohje me Memushajn, ka fotografuar përgjimet ku flitet për makinat që grupi i Denis Kasës përdorte.
Në këto transkriptime Kasa diskuton me një shokun e tij në telefon, duke i treguar se lëvizte vetëm me dy makina, atë të llojit “Passat” dhe BMË X5”. Për këto dhe biseda të tjera, burimet thonë se oficeri Bushi e ka njoftuar duke fotografuar përgjimet e duka ia nisur me foto Memushajn në telefonin e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/