Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si shiten temat e diplomës në Tiranë

25/01/2016
Si shiten temat e diplomës në Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Temat e diplomës në shkollat e larta mund të blihen të gatshme kundrejt një shume parash. Fiks Fare transmetoi sonte rastin e blerjes së temës së diplomës nga studentë që i trafikojnë ato si dhe nga një faqe online në shqip.

Më poshtë dialogu i zhvilluar në një fotokopje në afërsi të Fakultetit Ekonomik, Tiranë:

Fiksi – Unë jam Ela. Kam ardhur dje këtu dhe kam folur me një djalë për një temë diplome. Ju jeni vajza?

Vajza e fotokopjes – Po. Kjo (tema e diplomës) është e kësaj shkolle, domethënë e Fakultetit Ekonomik.

Fiksi – Ai djali më tha që e keni bërë edhe herë të tjera, s’është se i kanë kapur. E njëjta mund të bëhet, e kupton?

Vajza – Për të kapur, s’besoj se ajo që e ka bërë këtu do ja japë edhe dikujt tjetër.

Fiksi – Kam frikë mos janë në një sistem që mund të dallohet se…

Vajza – Jo. Nuk ekziston. E kam marrë edhe timen, domethënë vitin e tretë. Nuk është se zbuluan gjë. Unë jam në Durrës.

Fiksi – Je në Durrës dhe e ke marrë nga këtu?

Vajza – Madje aq lekë sa ta la ai…janë shumë pak. Unë pyeta një shoqe që faktikisht tha 150 deri në 300 euro…

Pas kësaj bisede, bëhet gati tema e diplomës…

Vajza e fotokopjes – Çfarë do të bësh?

Fiksi – Do ta marr. Të thashë që do ta marr.

Vajza – Kë do marrësh?

Fiksi – Atë të masterit.

Vajza – Do ta kalosh me e-mail apo ke marrë USB? Si të ta jap?

Fiksi – Ma jep të printuar. Tani e lamë 80 mijë lekë (të vjetra) ëëë?

Vajza – 80. Po.

Por diplomat nuk shiten vetëm në fotokopje, ato i gjen lehtësisht edhe në internet, mjafton të dish ku të kërkosh dhe të paguash për të.

Djali – Ne kemi afërsisht 5000 tema diplome.

Fiksi – Sa keni?

Djali – 5 mijë.

Fiksi – Po mirë pak a shumë shifrën më të lartë të diplomës që një student mund ta blejë?

Djali – Kur e nis nga zero, domethënë ajo e shet 200 mijë. Nëse e merr te “Matrix” (faqe online) nga 50 në 100 (mijë lekë) shkon më e shumta. Ndërsa kur e bën vetë ajo vete 200 mijë.

Fiksi – Pse këtë faqen Matrix e ke të licensuar?

Djali – Po, është aktivitet i mirëfilltë.

Fiksi – Po çfarë fitoni nga kjo faqa?

Djali – Për momentin harxhojmë lekët.

Fiksi – Ju personat që i kanë punuar i mbani mend apo thjesht i keni marr këto dhe…?

Djali – I mbaj mend se i kemi dhënë lekët dhe na ka dhënë temat. Pastaj kjo që është shumë e madhe që kemi blerë rreth 15 mijë tema, këtë ja kemi marr një personi. Ka një internet kafe në Qytetin Studenti dhe atij ja ka shitur një pedagog. Ia ka shitur pedagogu me qëllim për t’ia shitur studentëve.

Fiksi – Po ky që ja ke blerë ka qenë student?

Djali – Ka mbaruar atje.

Fiksi – Dhe pedagogu i ka shitur temat e diplomës këtij?

Djali – Janë njerëz të ndryshëm që u kemi blerë temat. Temat që të kam treguar ty janë të këtij personi që ka mbaruar ekonomik po punonte në një bankë. Por përveç kësaj thashë kemi një database prej 5 mijë temash diplome. (Nuk ja kemi blerë këtij po i kemi blerë në Qytetin Studenti.) Aty ku i blemë ne vetëm pedagogu ua ka shitur këtyre. Urdhëro kemi kaq tema na shiti meqë kërkojnë studentët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.