Kryetari i PS-së Edi Rama ka anashkaluar forumet e PS dhe ka përcaktuar datën e kongresit më 19 mars të këtij viti.
Pas një takimi që ka pasur sot me kordinatorët e rretheve është caktuar data e kongresit i cili ishte planifikuar të mbahej në janar.
Deputeti i PS-së, Ben Blushi akuzoi sot drejtuesit e PS dhe të qeverisë se nuk po bëhen zgjedhje dhe se kryetari aktual po mbush një mandat 7 vjecar.
Lajmi për datën e kongresit e ka bërë të ditur deputeti Taulant Balla, pas takimit të kreut të PS-së Edi Rama me koordinatorët e PS-së.
PS prej muajsh është në proces ristrukturimi dhe zgjedhjesh teksa lajmëroi se benda shkurtit mbyllet zgjedhja e delegatëve të Kongresit të PS, tha Balla.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/