PD: Urgjent reformën zgjedhore për ti prerë rrugën blerjes së votave me...

PD: Urgjent reformën zgjedhore për ti prerë rrugën blerjes së votave me paratë e krimit

82
0
Shares

Partia Demokratike kërkon miratimin e menjëhershëm, në seancën plenare të datës 28. 01. 2016, të vendimit për përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, që sipas saj do t’i hapte rrugë vijimit pa vonesa të punës për realizimin e reformës zgjedhore.
Këtë kërkesë PD ia ka adresuar me një shkresë zyrtare kreut të Kuvendit Ilir Meta.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vlerëson se kjo reformë duhet të sigurojë forcimin dhe konsolidimin e procesit zgjedhor dhe po ashtu, ndërtimin e shkallës së besueshmërisë për zgjedhje të lira. Reforma duhet të sigurojë që zgjedhjet të jenë standardi bazë-substancial i zhvillimit të demokracisë, legjitimimit të qeverisjes dhe shtetit modern, duke respektuar plotësisht vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptar.
Sipas PD-së,përmbyllja në një kohë të shpejtë e Reformës Zgjedhore dhe reflektimi në legjislacionin shqiptar i të gjitha Rekomandimeve të OSBE/OHDIR-it apo shqetësimeve madhore të ngritura prej tij në raportet përfundimtare të viteve 2013 dhe 2015 për zgjedhjet në Shqipëri, është premisë e domosdoshme për të garantuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta.
“Ne vlerësojmë se implementimi i kësaj reforme, duhet të pamundësojë përdorimin e pushtetit publik për qëllime të përfitimit në zgjedhje, blerjes masive të votave me paratë e krimit të organizuar, përdorimit të institucioneve shtetërore si mekanizëm për të siguruar vota apo për të ushtruar presion mbi votuesit, apo keqpërdorimin politik të Policisë së Shtetit”, thuhet më tej në këtë shkresë.

Shkresa e plotë e PD-së, adresuar kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta


skr

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE
KRYETARI
           
                                                                
Tiranë, më 25. 01. 2016

Lënda: Për fillimin e menjëhershëm të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore

Drejtuar: ZOTIT ILIR META
KRYETAR I KUVENDIT TË SHQIPËRISË

Z. Kryetar i Kuvendit,

Në vijim të propozimit tonë zyrtar për caktimin e anëtarëve të Partisë Demokratike në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, kërkojmë miratimin e menjëhershëm, në seancën plenare të datës 28. 01. 2016, të vendimit për përbërjen e këtij Komisioni, që do t’i hapte rrugë vijimit pa vonesa të punës për realizimin e reformës zgjedhore.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vlerëson se kjo reformë duhet të sigurojë forcimin dhe konsolidimin e procesit zgjedhor dhe po ashtu, ndërtimin e shkallës së besueshmërisë për zgjedhje të lira. Reforma duhet të sigurojë që zgjedhjet të jenë standardi bazë-substancial i zhvillimit të demokracisë, legjitimimit të qeverisjes dhe shtetit modern, duke respektuar plotësisht vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptar. E rëndësishme në këtë rast është që të kemi një ligj lehtësisht të zbatueshëm për votuesit dhe që u reziston sfidave dhe shndërrohet në një mekanizëm efektiv për të siguruar zgjedhjet e lira dhe demokratike, në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e Këshillit të Evropës, si dhe me detyrimet dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.
Përmbyllja në një kohë të shpejtë e Reformës Zgjedhore dhe reflektimi në legjislacionin shqiptar i të gjitha Rekomandimeve të OSBE/OHDIR-it apo shqetësimeve madhore të ngritura prej tij në raportet përfundimtare të viteve 2013 dhe 2015 për zgjedhjet në Shqipëri, është premisë e domosdoshme për të garantuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta. Dëshirojmë të kujtojmë këtu se rekomandimet e dhëna nga OSBE/OHDIR në Raportin për zgjedhjet e vitit 2013, për shkak të mungesës së vullnetit politik të mazhorancës aktuale, nuk u adresuan kurrë në legjislacionin shqiptar, duke sjell në këtë mënyrë deformimin e zgjedhjeve të vitit 2015.
Ne vlerësojmë se implementimi i kësaj reforme, duhet të pamundësojë përdorimin e pushtetit publik për qëllime të përfitimit në zgjedhje, blerjes masive të votave me paratë e krimit të organizuar, përdorimit të institucioneve shtetërore si mekanizëm për të siguruar vota apo për të ushtruar presion mbi votuesit, apo keqpërdorimin politik të Policisë së Shtetit.
 Për sa më lart, kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme për të garantuar fillimin e punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, bazuar në një proces transparent, gjithëpërfshirës dhe konsensual.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin,

KRYETARI

EDI PALOKA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY