Kurbin, bllokohen armë antitankë e kallashnikovë, në pranga tre poseduesit

Kurbin, bllokohen armë antitankë e kallashnikovë, në pranga tre poseduesit

92
0
Shares
Foto Ilustruese

Armët dhe municionet e sekuestruara në Kurbin

Një arsenal armësh e municionesh është gjetura e sekuestruar nga polica e Kurbinit, ndërsa janë prangosur edhe tre personat që i posedonin ato.
Burime të policisë lokale, bëjnë të ditur se sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë  në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, realizuan operacionin e koduar “Shinat”, ndërsa arrestuan në flagrancë tre personat, Gëzim Koliqi, Enerik Koliqi dhe Hasan Koliqi. Arrestimi i tyre u bë sepse gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre dhe ambienteve përreth  sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh e municionesh luftarake.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kurbin  për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” “ Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 278/4, 280 dhe 25 të Kodit Penal.

Të arrestuar

• Gëzim Koliqi , 50 vjeç, banues në Mamurras Kurbin
• Enerik Koliqi , 25 vjeç , banues në Mamurras Kurbin
• Hasan Koliqi , 23 vjeç, banues në Mamurras Kurbin

Sekuestruar

• Një armë kundërtank  me mbishkrimin LOT ARM
• Një armë zjarri automatik model 56  me një krehër me 29 fishekë
• Një armë gjahu teke
• Një armë zjarri pushkë model 63
• Një sasi prej 1320 fishekë model 56 , kalibër 7.62 mm të paketuara në 2 kuti metalike

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY