Pas bllokimit të pikës së kalimit kufitar të Kapshticës nga pala greke ditën e dielë, sërish nuk do të kryhen më veprime për shkak të grevës së fermerëve në fshatrat e parë të tokës greke.
Policia rajonale e Korçës bën të ditur se prej orës 11.00-13.00 nuk do të ketë regjistrim të shtetasve, të cilët duan të kalojnë kufirin. Fermerët në Greqi protestojnë prej disa ditësh lidhur me reformën e pensioneve.Ende nuk është gjetur një zgjidhje mes tyre dhe autoriteteve.
Ditën e diel bllokimi i punës solli radhë të gjata në të dyja anët e kufirit, radhë të cilat ishin parë vetëm gjatë sezonit të festave.
Duket se kjo situatë do të përsëritet deri të martën, duke bllokuar punën për disa orë në Kapshticë
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/