Ish-ministri socialist “rrëzon” koncesionin e TVSH

Ish-ministri socialist “rrëzon” koncesionin e TVSH

76
0
Shares

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj ka kritikuar vendimin e qeverisë për të dhënë me koncesion mbledhjen e TVSH. Sipas tij ky vendim mund të jetë një barrë shtesë për brezat e ardhshëm, një gabim që mund të ketë një kosto 10-15-vjeçare, kosto të cilën do ta paguajnë qytetarët shqiptarë.

Ja cafrë shkruan ai për këtë rast në një koment botuar sot te Panorama:

“Përdorimi i koncesionit në mbledhjet e të ardhurave fiskale shihet me skepticizëm nga shumica e ekonomistëve, pasi është një barrë e shtuar ndaj konsumatorit. Në rastin e Shqipërisë, mbledhja e TVSHsë është në një nivel relativisht të kënaqshëm, pasi kontribuon me rreth 9.1% të PBB-së, kur modelimet argumentojnë se funksioni i mirë arrihet kur rezulton 0.4% e PPB-së për 1% të normës së TVSH-së.

Në vendin tonë, me një normë TVSH-je prej 20%, eficienca arrihet për norma më të larta se 8% e PPB-së. Për më tepër, nëse i referohemi strukturës së ekonomisë shqiptare, vlen të përmendet se sektori i bujqësisë, që zë rreth 20% të PBBsë, është pothuajse 100% i përjashtuar nga TVSH-ja; industria e fokusuar më së shumti në eksport është me nivel TVSH me 0% dhe po ashtu, një pjesë e rëndësishme e shërbimeve janë kryesisht të mbështetura mbi biznese të vogla (të vetëpunësuar) të përjashtuara nga sistemi i TVSH-së.

Në këto rrethana, ajo që vlen për t’u diskutuar në mbledhjen e TVSH-së në Shqipëri, ndoshta nuk lidhet me nivelin e mbledhjes së saj sesa me produktet e përjashtuara nga TVSH-ja, apo dhe sistemi i fashave përjashtuese të bizneseve dhe sektorëve ekonomik”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY