FOTO/ Fier, prokuroria kërkon 35 vjet burg për vrasësin e bashkëfshatarit

FOTO/ Fier, prokuroria kërkon 35 vjet burg për vrasësin e bashkëfshatarit

73
0
Shares

Autori i dyshuar Engjëll Hodaj

Prokuroria e Fierit kërkon 35 vjet burgim për shtetasin Engjëll Hodaj, i akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese” për një ngjarje të ndodhur në datën 28 shkurt 2015 në fshatin Roms në Mallakastër. Në këtë ngjarje mbeti i vdekur me armë zjarri Eduart Zotaj dhe u plagos rëndë Blerim Beqiraj.

eduard zotaj

Viktima Eduart Zotaj

Shkak për këtë ngjarje të rëndë ka qenë një debat i momentit ndërmjet autorit dhe viktimës e të dëmtuarit, të cilët gjendeshin në një lokal të zonës.
Pas një konflikti për motive në një lokal në fshatin Romas të Mallakastrës, Engjëll Hodaj në gjendje të dehur ka marrë një armë zjarri tip çifte dhe ka qëlluar në drejtim të 21-vjeçarit, Eduart Zotaj. Ky ndërroi jetë, ndërsa i plagosur rëndë në këtë ngjarje mbeti edhe shtetasi, Blerim Beqiraj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY