Viktima, Hyqmet Nexhipi
Dy ditë pas vrasjes së pronarit të anijes së peshkimit “Drita”, 52-vjeçarit Hyqmet Nexhipi dhe arrestimit një ditë më parë të djalit të viktimës, ky, Olsi Nexhipi po hetohet edhe lidhur me vrasjen e të atit, raporton”Panorama”.
Sipas informacioneve të rezervuara nga grupi hetimor, mësohet se nga ana e tyre nuk përjashtojnë dyshimin se ai të jetë i përfshirë në këtë ngjarje të rëndë. Të njëjta burime saktësojnë se në listën e personave që po hetohen për ngjarjen, ku u vra Hyqmet Nexhipi, është edhe djali i tij, Olsi Nexhipi.
Olsi Nexhipi jeton me të nënën e tij në një tjetër banesë në Vlorë, ndërsa babai i tij, Hyqmeti, jetonte i vetëm, pasi ishte divorcuar prej disa vitesh.
Sipas të dhënave, policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij, pas dyshimeve të bazuara në disa informacione të marra në rrugë operative se babë e bir kanë pasur konflikte së fundmi dhe marrëdhënia e tyre nuk kishte qenë e mirë. Policia shkoi pas ngjarjes për të kryer një kontroll, ku gjeti e sekuestroi armë, fishekë e drogë.
Pas këtij kontrolli, djali 24-vjeçar i Hyqmet Nexhipit u arrestua për armëmbajtje dhe posedim të lëndëve narkotike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/