Kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka shkruajtur një komnet lidhur me reformën në drejtësi me titull “Reforma t’i japë fund “pingpongut” të përgjegjësive në drejtësi”.
Ne kemi zgjedhur një pjesë ku ai flet për “tangentopolin”, një betejë e madhe e drejtësisë italiane kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në këtë vend, pasoja e të cilit ishte fundi politik i Kraksit dhe shumë figurave të tjera politike dhe dalja në skenë e “Forca Italia” të Berluskonit.
“Në fundin e viteve 90` teksa studioja në Itali, atje po ndodhte shpërbërja e Republikës së Parë dhe po lindte Republika e Dytë. Gjithçka po ndodhte në emër të një aksioni që drejtësia e kohës mori për të shpërbërë klasën politike nëpërmjet procesit të tangentopolit, që u pagëzua me këtë emër nga fjala italisht “Tangente”, që do të thoshte ryshfet, pra korrupsion. Në krye të të gjithë kësaj beteje spikati në rolin e kalorësit të paepur e të papajtueshëm me të gjithë klasën politike dhe politikanët Antonio di Pietro, i cili drejtoi dhe grupin e famshëm të prokurorëve që u pagëzua ”Duart e pastra”, e që hapi dhjetëra procese, kërkoi mijëra vjet burg dhe ndërpreu vetëm përkohësisht dhjetëra karriera politikanësh.
Gjithçka ndodhte bazuar mbi të njëjtin sistem drejtësie në Itali, që po vetë kishte prodhuar probleme te shumta dhe mosbesim të gjerë në publik. Edhe unë vetë në atë kohë u përkunda në iluzionin e pastrimit të politikës bazuar në një drejtësi të pareformuar, por të bazuar vetëm në persona super të motivuar e parimorë. Sigurisht, ky iluzion i imi u shua një herë e mirë pasi pashë qe pas pak kohe vetë Di Pietro u ul në karrigen e ministrit të infrastrukturës; thënë më thjesht: në krye të ministrisë që merrte paratë më të shumta nga qeveria italiane. Po vetë Di Pietro bënte tendera pa fund dhe po vetë akuzohej për tangentet për të cilat ai akuzonte më parë tërbimshëm të tjerët. Po vetë Di Pietro bashkëqeveriste me të njëjtët politikanë që kishte çuar më parë në “bankën” e të akuzuarit.
Pra drejtësia bazuar mbi “kalorës” dhe thjesht mbi emra njerëzish dhe jo mbi standarde të qarta që e bëjnë transparent sistemin e drejtësisë polli të kundërtën”, shkruna Petrit Vasili, numri 2 i LSI.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/