Belgjika redukton procedurat e legalizimeve për shqiptarët

Belgjika redukton procedurat e legalizimeve për shqiptarët

97
0
Shares

Belgjika ka tërhequr rezervat e paraqitura ndaj Republikës së Shqipërisë, lidhur me Konventën e Hagës “Mbi heqjen e detyrimit për legalizimin e dokumenteve zyrtarë të huaja”, 5 tetor 1961.

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se, të gjithë dokumentet zyrtarë të prodhuar nga autoritetet shqiptare, për të qenë të vlefshme në Belgjikë, duhet të legalizohen vetëm me vulë Apostile në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, pa pasur nevojë të legalizohen më tej nga përfaqësitë belge, sipas javaneës.

Dokumentet zyrtarë të prodhuar nga autoritetet belge, për të qenë të vlefshme për në Shqipëri, duhet të legalizohen me vulën Apostile të lëshuar nga institucionet e autorizuara belge, (në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Shërbimi i legalizimeve, në adresën: Rue des Petits Carmes (Karmelitenstraat) nr. 27, 1000-Bruxelles), pa pasur nevojë të legalizohen pas kësaj në Ambasadën e RSH-së në Bruksel, thekson MPJ.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY