Është arrestuar nga policia greke një 45-vjeçar shqiptar pasi u kap duke trafikuar lëndë narkotike kanabis sativa.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, kapja e shqiptarit u bë në Kostur, ku në automjetin e tij janë gjetur 33 kg kanabis sativa e fshehur në bagazh.
Nga hetimi i policisë, droga ishte trafikuar nga Shqipëria dhe kishte në hyrë në Greqi para disa ditësh. Kjo më pas do të shitej në Selanik. Policia sekuestroi gjithashtu edhe makinën e shqiptarit, dy celularë dhe dy karta SIM.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...