Edi Rama shton daljet publike me Beqajn pas hapjes së hetimit

Edi Rama shton daljet publike me Beqajn pas hapjes së hetimit

75
0
Shares

Në foto, Edi Rama dhe Ilir Beqja, dje në Berat

Që nga nisja e hetimeve ndaj ministrit Ilir Beqja, Kryeministri Edi Rama ka shpeshtuar daljet publike me të. Javën e fundit ai ka pasur të paktën dy dalje publike me ministrin e Shëndetësisë i cili tani po hetohet nga prokuroria e Përgjithshme, duke dëmostruar mbështetjen për të në sy të publikut.

Sot Kryeministri ishte bashkë me ministrin në spitalin e Beratit, ku së fundmi është instaluar edhe kabineti i repartit të kardiologjisë, vetëm pak ditë pasi me të njëjtin ministër bënë inaugurimin e recetës elektronike në Durrës.

Beqja po hetohet për koncesionet. PD ka në shënjestër ministrin e Shëndetësisë pas disa skandaleve që ndodhën në sistemin e sigurimeve shëndetësore dhe listës së ilaçeve të rimbursuara.

Por pozitën e Beqajt e ka dobësuar edhe fati se firma ku ia ishte aksioner para se të bëhej ministër ka përfituar miliona dollarë nga prokurimet publike përfshirë edhe institucione të varësisë së Beqajt.

Daljet publike të Ramës me ministrat e akuzuar priten të kenë efekt të organi i akuzës.

Dy ditë më parë, prokuroria e Fierit mbylli një cështje në ngarkim të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Edhe ky ministër shënon daljet më të shpeshta publike me Kryeministrin sidomos pas avionit të Divjakes dhe kapjes së grupeve të drogës me avionë në Itali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY