MAS, sot 16 500 mësues dhe drejtorë shkollash në testim

MAS, sot 16 500 mësues dhe drejtorë shkollash në testim

64
0
Shares

Rreth 16.500 mësues në nivel kombëtar i janë nënshkruar testimit të aftësive profesionale. Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla ka parë nga afër këtë proces në shkollën “Gjergj Kastrioti” në Durrës dhe ka garantuar mësuesit që nuk do të ketë largime pavarësisht rezultatit të testimit. Ndërsa Partia Demokratike e quan këtë proces si një vendim politik dhe të paligjshëm.

Rezultati i testimit të mësuesve nuk do të ndikojë në vendime për largimin e tyre nga puna, por do të shërbej si një proces për trajnimin dhe kulaifikimin e tyre. Mbi këtë argument, ministria Linidta Nikolla synon të qetësojë qytetarët po ashtu i përgjigjet dhe kritikave për këtë proces. “Nuk bëhet fjalë për largime nga puna dhe është një gënjeshtër e radhës kushdo që e thotë këtë dhe ca më shumë ata që e lanë në rënie të lirë arsimin dhe e shkatërruan në këtë fazë. Mbështetje reale cdo mësuesi duke krijuar një skemë reale kualifikimi, conform standardeve European”, është shprehur Nikolla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY