Idrizi i kërkon Ramës një ministri

Idrizi i kërkon Ramës një ministri

55
0
Shares

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kërkon të përfaqësohet me një ministër në qeveri.
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka zbuluar ambicien, duke argumentuar se posti i ministrit i takon kësaj partie, e cila është forcë e katërt parlamentare.
Këtë deklaratë kreu i kësaj partie e ka bërë në TV “Vizion Plus”, gjatë një interviste dhënë për emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskajt.
Sipas tij, ky propozim ka qenë pjesë e marrëveshjes me Edi Ramën, marrëveshje që Idrizi e cilëson “të dizenjuar”, por jo të nënshkruar. Kryetari i PDIU u shpreh se gjithsesi, partia e tij nuk do të presë çfarë do të japë Rama, por do të vijojë rolin e saj në Kuvend.
Shpëtim Idrizi vuri në dukje se në performancën e qeverisë ka një diferencë të madhe, mes asaj që është premtuar dhe asaj që është sot realitet.
Kreu i partisë së çamëve, konfirmoi gjithashtu se tentoi para zgjedhjeve të 2013-ës, të krijojë një pol të tretë me Metën, për t’u “ruajtur” nga ndonjë marrëveshje PS-PD.
Lidhur me reformën në drejtësi, Idrizi tha se edhe partia që ai drejton, ka paraqitur disa propozime, të cilat u janë bashkangjitur sugjerimeve të mazhorancës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY