EMRAT/ Durrës, “Kumini” prangos 4 persona, sekuestrohen 600 gramë heroinë

EMRAT/ Durrës, “Kumini” prangos 4 persona, sekuestrohen 600 gramë heroinë

84
0
Shares

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, si rezultat i një hetimi 3-mujor me metoda speciale, kanë bërë të mundur goditjen e një grupi, të cilët shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit, duke bërë arrestimin në flagrancë të 4 personave, Leonard Vangjeli , Endrin Hoxha, Idlir Topçiu dhe Adriatik Beli.
Arrestimi i tyre u bë sepse në kuadër të operacionit të koduar “Kumini”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre , iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës material 600 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroine, një automjet si edhe pajisje të tjera për ndarjen e drogës në porcione , si edhe mjete komunikimi.
Mësohet se personat e arrestuar janë persona me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës.
Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

Të arrestuar

•Leonard Vangjeli 36 vjeç, banues në Durrës;
•Endrin Hoxha 30 vjeç, banues në  Durrës;
•Idlir Topçiu 41 vjeç, banues në Durrës;
•Adriatik Beli 37 vjeç,  banues në Durrës.

Sekuestruar në cilësinë e provës materiale

• rreth 600 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroine;
• një makinë tip “Benz” me targa AA 557 GE;
• një thikë profesionale;
• një peshore elektronike;
• shtatë aparate celularë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY