Automjeti i djegur i autorëve të dyshuar të vrasjes
Policia po heton pistën e shfrytëzimit të prostitucionit në lidhje me vrasjen e pronarit të anijes së peshkimit, Hyqmet Nexhipi.
Nga hetimet paraprake të policisë së qytetit bregdetare dyshimet janë për larje hesapesh, pasi viktima rezulton me precedentë për shfrytëzim prostitucioni në vendin fqinj, Itali, ku edhe ka qenë i dënuar rreth 3 vjet më parë.
Grupi hetimor ka marrë në pyetje familjarët e 52 vjecarit Hyqmet Nexhipi, i njohur edhe si Pëllumb Nexhipi, për të hedhur dritë mbi lëvizjet e fundit të viktimës, i cili është vrarë në rrugë, në një orar të pazakontë për të qarkulluar. Mësohet se 52 vjeçari ishte i divorcuar
Janë ngritur të gjitha Shërbimet e Drejtorisë së Policisë Vlorë dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Deri tani janë shoqëruar 16 persona ndërsa autorët mendohet të kenë qenë dy.
Për më shuam mund të lexoni edhe …
Vlorë, një peshkatar gjendet i varë në automjetin e tij
/web/Vlore_nje_peshkatar_gjendet_i_vare_ne_automjetin_e_tij_13105_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/