Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dëmi 298.52 milion lekë, KLSH padit dy ish-drejtues të ZVRPP Tiranë

23/01/2016
Dëmi 298.52 milion lekë, KLSH padit dy ish-drejtues të ZVRPP Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kontrolli i Lartë i Shtetit padit në prokuroi për “shpërdorim detyre”, dy ish-drejtues të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë. Gjithashtu KLSH pas auditimit për periudhën Janar 2012 – Qershor 2015 ka dërguar në prokurori dhe 6 përgjegjës zone dhe specialistë.
“Bazuar në shkeljet e konstatuara dhe të evidentuara në mënyrë më të detajuar në Raportin e Auditimit, KLSH ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë kallëzimin penal (nr. 703/22, datë 20.01.2016) penal për 8 persona, ish-nëpunës të ZVRPP Tiranë (2 ish-Drejtues F. H. dhe E. B. dhe 6 ish-përgjegjës zone dhe ish-specialist E. D., B. H., H. Xh., F. B., N. Z,. dhe E. Q.) me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit penal, si dhe indicie penale (nr. 703/23, datë 20. 01. 2016) për 11 persona (drejtuesin aktual të ZVRPP Tiranë, 3 ish-drejtues, 3 jurist dhe 4 përgjegjës zone) për mosndjekje dhe mosevidentim të pajustifikuar të proceseve gjyqësore dhe administrative lidhur me 37 vendimet marrë nga Gjykatat dhe KVVTP. Në total dëmi ekonomik i konstatuar nga auditimi i KLSH-së arrin në rreth 298.52 milion lekë.”
Nga ky auditim, mësohet se rezultoi një performancë e ulët e ZVRPP në administrimin e praktikave dhe kërkesave në proces, të cilat për një periudhë rreth 5 vjeçare arrijnë mbi 15533 praktika dhe për të cilat ndonëse ZVRPP ka përfituar nga qytetarët rreth 55,3 milion lekë ende nuk iu ka ofruar atyre shërbimin për të cilin ata kanë kryer pagesën.
Si pasojë e mosbashkëpunimit me KVVVTP pranë Prefektit Tiranë, nga 2209 kërkesa të paraqitura është kthyer përgjigje vetëm për 836 kërkesa ose 37%, me tejkalim afati deri në 5 vjet.
Gjithashtu nga auditimi u evidentuan një sërë rastesh të regjistrimit me mbivendosje nga vetë ZVRPP, të pasurive të llojit tokë, troje, objekte.
Referuar shkeljeve të pasqyruara në kallëzimin penal të përcjell organit të Prokurorisë, KLSH ka konstatuar:
Shmangie të detyrimeve të investitorëve të pallateve në lidhje me taksën e kalimit të pronësisë.
Heqje të kufizimeve pa asnjë shkak ligjor dhe pa plotësuar dokumentacionin ligjor të kërkuar.
Regjistrime në favor të subjekteve private të kontratave për dhënien me qira të tokës bujqësore “shtet”.
Regjistrimi i objektit të një qendre tregtare duke mos llogaritur e arkëtuar detyrimin prej 171 milion lekë.
Regjistrimi i pasurive “ndërtesë”, në mungesë dhe me parregullsi të dokumentacionit, madje duke regjistruar në disa raste edhe sipërfaqe shtesë.
Lejimi i tjetërsimit dhe shitjes së pronës së kthyer “shtet” nga Gjykata.
Regjistrimi i pasurisë duke pajisur poseduesin e saj me certifikatë pronësie në një kohë kur dokumentacioni mbi pronësinë ka lidhje me një tjetër pasuri e pronarë të tjerë.
Heqje e kufizimit për pasuri të kufizuara si të përfituara në kundërshtim me ligjin pasi nuk mund të cilësoheshin si “tokë pa fryt” pasuri të ndodhura mbi argjinaturën e lumit “Lanë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
“Pse më le moj…, pse më le!”. Plaku 60-vjeçar nuk e harron braktisjen, kërcënon ish-të fejuarën e 36 viteve më parë

Rama prezanton një skemë të re me kontribute të dyfishta

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.