Baftjar Brukës i komunikohet “burgosja”, ai mohon tritolvënien ndaj familjes Tahiri

Baftjar Brukës i komunikohet “burgosja”, ai mohon tritolvënien ndaj familjes Tahiri

91
0
Shares

Baftjar Brukës ju komunikua sot masa e “arrest me burg”. I ekstraduar dy ditë më parë nga Suedia, 4 muaj pasi për të ishte lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar, Bruka është njohur sot me masën e sigurisë “arrest me burg”, e dhënë në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ndaj 25-vjeçarit rëndojnë akuzat për “Krijim të grupit të strukturuar kriminal” si dhe “Kryerje të veprave penale nga grupi kriminal”.
Ai u shpall në kërkim për dy atentatet e ndodhura në Tiranë në muajin shkurt, në farmacinë e të atit të Ministrit të Brendshëm, Tahiri, në apartamentin e një oficeri policie, si dhe për një tjetër atentat të dështuar në një stacion autobusi, u arrestua në 25 qershor të vitit të kaluar. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Stokholmin/Suedi, u bë i mundur arrestimi i tij në Suedi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

baftjar bruka vogel

Baftjar Bruka

Njësoj si daja i tij, Vladimir Gjuta, i cili ka dëshmuar thuajse 6 muaj më parë, edhe 24- vjeçari Bruka ka mbajtur të njëjtin qëndrim, duke pretenduar se akuzat e ngritura ndaj tyre janë të sajuara nga SHISH dhe Policia e Shtetit.
Gjatë procesit të marrjes në pyetje, Baftjar Bruka nuk ka pranuar të japë hollësira rreth akuzave të ngritura ndaj tij, duke pretenduar se të gjitha janë sajuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe oficerët e Krimeve të Rënda të Policisë.
Ai është shprehur se as ai dhe asnjë nga të afërmit e tij të ndaluar për sulmin me eksploziv në farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Brendshëm, apo tritolin e gjetur në stacionin e urbanit pranë “Vasil Shantos”, nuk kanë lidhje me këto ngjarje. Ndërsa ka refuzuar të flasë më tepër rreth ngjarjeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY