Burgu i Bënçës
Është zbardhur vjedhja me armë e një karburanti në vitin 2014 në Lazarat.
Nga burime të policisë së Gjirokastrës, mësohet se autori i dyshuar për këtë vjedhje, ndodhet i burgosur, si i dënuar për një tjetër vepër kriminale.
Pikërisht për këtë fakt, nga ana e specialistëve për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në ambientet e IEVP Bënç ,Tepelenë u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë Gjirokastër për zbatimin e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër Nr. 19, datë 19. 01. 2016 në ngarkim të Iljaz Xhaferaj, 20 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Ndërkohë, ky person vuan dënimin në IEVP Bënçë për veprën penale “Kanosje me armë”.
Për sa i përket vjedhjes së karburantit rreth dy vjet më parë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi më datën 28. 05. 2014 ky person dyshohet se ka vjedhur nën kërcënimin me armë, të xhiros ditore në karburantin e shtetasit Sh. A.,76 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/