Hysni Burgaj, Agron Kuliçaj dhe ish-drejtori i policisë së Tiranës, Saimir Muça nuk kanë asnjë përgjegjësi për mos arrestimin e gardistëve të cilët më 21 Janar 2011 vranë 4 protestuesit e pafajshëm.
Pushimi i hetimeve për 3 ish-zyrtarët e policisë së shtetit konfirmohet për Report TV nga prokuroria e kryeqytetit.
Një burim i rezervuar i tha televizionin se në përfundim të analizimit të gjithë dokumentave dhe provave të sjella nga policia e shtetit ka rezultuar se nuk ka element të veprës penale që bëjnë përgjegjës ish-drejtorin e policisë Hysni Burgaj apo vartësin e tij Agron Kuliçaj.
Më 21 Janar prokurorja Ina Rama urdhëroi arrestimin e gardistëve si të dyshuar për ekzekutimin e protestuesve, por arrestimi i tyre nuk u krye pasi policia e drejtuar në 2011 nga Hysni Burgaj ktheu pas urdhër arrestet me pretendimin e gabimeve ortografike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/