Komisioni i Venecias shmang përcaktimin e vet për 3/5

Komisioni i Venecias shmang përcaktimin e vet për 3/5

52
0
Shares

Komisioni i Venecias ka dalë jashtë debatit që ka mazhoranca me opozitën lidhur me 2/3 apo 3/5 për zgjedhjen e disa institucioneve gjyqësore.

Mënyra që zgjedh drejtuesit e institucioneve zgjedhore varet nga politika dhe nuk e përcaktojmë ne, kanë deklaruar sot në një konferencë shtypi.

“Të dy variantet, si ai i paraqitur nga mazhoranca me votim 3/5 dhe ai nga opozita me votim 2/3 janë brenda standardeve. I takon partive politike të gjejnë një marrëveshje për këtë çështje dhe jo Komisionit të Venecias”, tha eksperti Thomas Markert.

Ai shtoi se tashmë puna e Komisionit të Venecias do të jetë për të parë nëse propozimet e ekspertëve shqiptarë janë në përputhje me standardet evropiane.

Opinioni përfundimtar për reformën në drejtësi në Shqipëri do të jepet më 12 mars.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY