Florian Bushi, oficer i lartë i Shërbimit Sekret. Refuzon dëshminë

Florian Bushi, oficer i lartë i Shërbimit Sekret. Refuzon dëshminë

230
0
Shares

Florian Bushi, oficeri i SHISH që dekonspiroi policinë në rastin e vrasjes së Fierit nuk ishte një agjent i thjeshtë i shërbimit sekret por një ndër zyrtarët më të rëndësishëm të këtij shërbimi për Fierin dhe Vlorën , dy ndër qarqet më të mëdha të vendit.

Bushi ishte drejtor i seksionit për krimet e rënda për Fierin dhe Vlorën, ndërkohë që familjarë të vijnë nga paradhoma e Kryeministrit.

Bushi ka dalë këtë të premte para Gjykatës së Krimeve të Rënda aty ku prokuroria kërkoi për të masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe korrupsionit pasi në këmbim të të dhënave merrte lekë.

Konkretisht Florian Bushi akuzohet se ka dekonspiruar informacionet për llogari të autorëve të në afërsi të Mbrostarit në Fier, ngjarje e ndodhur 2 javë më parë. Në telefonin e Ilir Memushaj nga Vlora, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në krim, janë gjetur përgjimet e policisë që janë nisur prej Bushit.

Gjatë procesit gjyqësor ai nuk ka dëshmuar rreth akuzës.

Florian Bushi është vëllai i avokatit të PS në KQZ, Eno Bushi ndërkohë që familjarë të tjerë të tij janë zyratrë të rëndësishëm të administratës shtetërore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY